
Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka fituar 99-84 ndaj Shqipërisë në Shkodër, në ndeshjen para-eliminatore të Botërorit 2029. Kosovarët dominuan që nga fillimi e deri në fund, duke mbyllur pjesën e parë 44-28 dhe duke ruajtur epërsinë deri në fund. Për Shqipërinë ishte humbja e dytë radhazi, ndërsa pas ndeshjes trajneri Erkand Karaj u shpreh se u ndje mungesa e Daniel Lekndreajt.
Trajneri kosovar Bujar Loci e cilësoi fitoren plotësisht të merituar.
Me dy humbje, Shqipëria është e fundit në grup dhe rrezikon eliminimin, ndërsa në mars pret Sllovakinë dhe në korrik luan në Prishtinë ndaj Kosovës.






