Trajneri i Vllaznisë në basktboll për meshkuj Nikolai Gospodinov ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga skuadra shkodrane.

Të paktën ky është qëndrimi zyrtar i klubit edhe pse burime pranë Vllaznisë bëjnë me dije se kanë qenë drejtuesit ata që kanë vendosur të ndërpresin marrëdhënien me teknikun bullgar Gospodinov.

Shkak i këtij largimi janë bërë rezultatet e Vllaznisë teksa e fundit ishte humbja me Partizanin në Shkodër që nuk është kapërdirë nga drejtuesit kuqeblu duke bërë që të marrin këtë vendim.

Largimi nga Vllaznia i është komunikuar që mbrëmë trajnerit Gospodinov duke ndërprerë kështu kontratën që kishte në Shkodër. Përveç rezultateve një prej arsyeve të largimit të trajnerit është edhe situata jo e mirë brenda ekipit.

Shpesh herë lojtarët kanë dalë nga kontrolli duke iu hakërryer trajnerit për zëvendësime apo duke i kërkuar atij llogari për mos aktivizim, skena këto të papëlqyeshme që kanë ndodhur në disa ndeshje.

Vetë ish trajneri Gospodinov i pyetur për këto veprime i ka pranuar duke thënë se lojtarët duhet t’i zgjidhin vetëm në dhomat e zhveshjesh. Rezultatet jo të mira por edhe kjo situatë me lojtarët ka bërë që tekniku Gospodinov të largohet.

Vllaznia nuk ka vonuar për të gjetur trajnerin e ri dhe ai është kroati Vladimir Ivankoviç i cili do të fillojë direkt punën me skuadrën për ndeshjet e ardhshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, ASAMBLEJA: DUAM HETIM, LICI: NUK FSHEH ASGJË
Artikulli tjetërSHANTAZHI PËR POSTIMIN NË FACEBOOK, BLUSHI: ISHIN 2 SHTETAS, TË MA THOTË PROKURORIA KUSH FSHIHET PAS KËSAJ