Daniel Lekndreaj ish basketbollisti i Vllaznisë që është pjesë e Partizanit shënoi 29 pikë për skuadrën e tij në fitoren 85-71 që Partizani mori në Shkodër duke qëne pikëshënuesi më i mirë.

Pavarësisht se në fund kërkoi falje tifozërisë, Lekndreaj shprehet se është një profesionist dhe i duhet t’i shënojë çdo skuadre. Danieli është vëllai i Dodë Lekndreaj edhe ky ish basketbollist i Vllaznisë që prej pak kohësh ndodhet në Kanada.

Shenjën e telefonit si një ironi që përdori në ndeshjen e fundit Dodë Lekndreaj e vijoi vëllai i tij pothuajse në çdo pikë që shënonte ndaj Vllaznisë si një reagim ndaj numrit të madh të lojtarëve amerikan tek Vllaznia.

Vëllezërit Lekndreaj u formuan tek Vllaznia duke u bërë sportistë shumë të mirë por njëri tashmë udhëtoi drejt Kanadasë ndërsa Danieli është pjesë e Partizanit edhe këtë sezon por edhe një nga basketbollistët më të mirë në Shqipëri për momentin.