Vllaznia në basketboll për meshkuj është shumë pranë gjetjes së një tjetër trajneri.

Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se kuqeblutë kanë nisur tratativat me një trajner nga Mali i Zi. Sipas burimeve pothuajse marrëvëshja praktikisht është arritur dhe tashmë pritet vetën zyrtarizimi. Deri tani ende nuk është bërë i ditur emri i trajnerit që pritet të vijë dhe kjo mund të ndodhë në momentin e zyrtarizimit. Trajneri malazez do të drejtojë së bashku me trajnerin aktual Bledar Gjeçaj dhe zëvendëstrajnerin Fatjon Halluni. Në këtë mënyrë Gjeçaj nuk do të lëvizë por përkundrazi do vijojë të jetë në pankinë. Ardhja e trajnerit malazez bëhet për t’i dhënë një hov tjetër ekipit të Vllaznisë dhe për të futur edhe një frymë ndryshe brenda ekipit.

Kjo pasi kuqeblutë edhe këtë vit kanë objektiv fitimin e titullit kampion ashtu siç kanë bërë 3 vitet e fundit. Tekniku nga Mali i Zi sëbashku me teknikun Gjeçaj do përpiqen që të mbajnë trofeun në Shkodër edhe pse këtë vit është më e vështirë për shkak të rivalitetit nga ekipet e tjera të kampionatit shqiptar. Një formulë të tillë me ardhjen e një trajneri nga Mali i Zi Vllaznia e ka provuar edhe sezonet e kaluara dhe ka rezultuar e suksesshme ndaj është menduar që edhe kësaj radhe të përsëritet e njëjta gjë. Përveçse në fushën e lojës me ardhjen e disa basketbollistëve tashmë shkodranët përforcohen edhe në pankinë më një trajner të ri që do drejtojë sëbashku me teknikun Gjeçaj. Tashmë pritet momenti i zyrtarizimit dhe prezantimit më pas të trajnerit malazez.

Artikulli paraprakFAMILJA VATNIKAJ KËRKON MBËSHTETJE DHE STREHIM
Artikulli tjetërNËNTË FUNKSIONARË TË LARTË NË LISTËN E PROKURORISË ME DYSHIMIN SE ATA JANË SUBJEKT I LIGJIT TË DEKRIMINALIZIMIT