
Refik Vorfa i emëruar disa ditë më parë në krye të pankinës së skuadrës së Vllaznisë në basketboll për meshkuj dhe këtë të hënë ka nisur punën zyrtarisht si trajneri i kësaj skuadre. Zgjedhja e Refik Vorfës si trajner në këtë ekip duket e goditur pasi kemi të bëjmë me një trajner me përvojë. Pasi foli me lojtarët e skuadrës Vorfa shprehu edhe qellimet e tij…..
Pritshmëritë e Vorfës janë harmonia mes grupit, rikthimi tek rezultatet pozitive ndërsa di edhe diagnozën e ekipit….
Sa i përket afrimeve të mundshme për të përforcuar skuadrën e Vllaznisë në basketboll trajneri Vorfa shprehet se do të afrohen lojtarë vetëm nëse ata do të jenë më të mirë se basketbollistët që ka momentalisht…..
Më prezantimin e Refik Vorfës në krye të pankinës kuqeblu të basketbollit ekipi iu rikthye stërvitjes në përgatitje për sezonin e ardhshëm. Basketbollistët shkodran kanë mbyllur një sezon aspak të kënaqshëm ndërsa pretendohet një tjetër paraqitje në sezonin e ri.


