Vllaznia në basketboll për meshkuj ka pësuar një humbje të papritur ndaj ekipit të Partizanit brenda në Shkodër, skuadër kjo që të vetmin objektiv ka mbijetesën ndryshe nga Vllaznia që pretendon titullin kampion.

Shkodranët e nisën më mirë lojën por Partizani nuk u dorëzua asnjëherë dhe madje kaloi në avantazh duke fituar në fund me tri pikë diferencë 74-71 ndaj Vllaznisë. T

rajneri i kuqebluve Afrim Bilali nuk pranoi të flasë pas kësaj humbjeje ndërsa tekniku i Partizanit Erdal Borova tha se ekipi i tij do ta respektojë kampionatin deri në fund edhe pse objektivi i vetëm është mbijetesa në Play Out.

Të kuqtë kryeqytetas janë përforcuar me dy basketbollistë amerikan që bashkë me pjesën tjetër të skuadrës kanë ndryshuar fytyrën e Partizanit në këtë pjesë të mbetur të kampionatit kur ndeshjet janë drejt fundit.

Tashmë kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur dhe Vllaznia është në vendin e katërt, pozicion të cilin synon ta mbajë deri në fund të kampionatit për të siguruar një vend në fazën Play Off ku diskutohet titulli kampion.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARQIPESHKËVI MASSAFRA URON FITER BAJRAMIN
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA FITON DHE SHPRESON PËR PLAY OFF