Vllaznia e basketbollit për meshkuj po kalon një moment të shkëlqyer forme. Kuqeblutë kanë arritur fitoren e 10-të radhazi, duke mposhtur Golden Eagle Yllin e Suharekës me rezultatin 79-70 në Ligën Unike. Skuadra e drejtuar nga trajneri Eni Llazani vinte në këtë sfidë pas suksesit dramatik ndaj Tiranës 85-82, që e ka ngjitur në vendin e dytë të Superligës, ndërsa ndaj Yllit konfirmoi edhe një herë pretendimet e saj përballë një kundërshtari cilësor. Ndeshja nisi më mirë për kosovarët që fituan periodën e parë 16-23, por Vllaznia reagoi menjëherë duke marrë të dytën 21-11 dhe duke shkuar në pushim me avantazhin 37-34. Perioda e tretë ishte vendimtare për shkodranët, që krijuan diferencë deri në +12 pikë, ndërsa në fund menaxhuan epërsinë për ta mbyllur takimin 79-70. Pas kësaj fitoreje, trajneri i Vllaznisë, Eni Llazani, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar karakterin dhe seriozitetin që po tregon ekipi në këtë periudhë pozitive.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINVESTIME NË NDRIÇIMIN PUBLIK NË MIRDITË
Artikulli tjetërSPAK KËRKON TË ARRESTOJË BALLUKUN, BALLA: PRESIM ZBARDHJEN E VENDIMIT TË GJK