Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur që të fitojë një ndeshje të rëndësishme ndaj ekipit rival të Teutës. Vllaznia mundi durrsakët me rezultatin 85-79 në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kjo është një fitore e rëndësishme për kuqeblutë të cilët në këtë fillim kampionati nuk kishin rezultate të mira. Fitorja me një ekip rival si Teuta është një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e Vllaznisë dhe objektivat që ka për të qenë mes ekipeve më të mira në luftën për titullin kampion. Trajneri i Vllaznisë Matheë Jones vlerëson ekipin e tij për shpirtin e garës dhe këtë fitore të rëndësishme…
Ndeshjen e ardhshme Vllaznia do ta ketë në transfertë me një tjetër ekip rival siç është Goga Basket. Edhe në këtë përballje trajneri Jones thotë se ekipi i tij do të synojë një paraqitje të mirë edhe pse e di se do të luaj ndaj një kundërshtari shumë të fortë….
Vllaznia përballjen ndaj Teutës e nisi shumë mirë duke fituar periodën e parë në shifrat 26-17. Kuqeblutë bien në lojën e tyre në periodën e dytë pasi është Teuta që fiton me një diferencë të thellë 9-23 duke bërë që gjysma e parë e lojës të mbyllet 40-35 në favor të durrsakëve. Vllaznia ndryshon gjithçka në periodën e tretë teksa e fiton 30-20 dhe kryeson me 5 pikë kur duhej edhe 10 minutëshi i fundit për t’u luajtur. Edhe në periodën e katërt shkodranët nuk gabojnë dhe e fitojnë 20-19 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet 85-79 për Vllazninë ndaj një ekipi rival si Teuta.