Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka fituar në një ndeshje miqësore me ekipin kosovar të Trepçës, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblutë kanë surprizuar jo pak teksa kanë marrë një fitore në shifrat 73-68 ndaj Trepçës, një ekip i mirëpërgatitur që merr pjesë në Ballkan Ligë. Trepça ka në përbërje basketbollistë amerikan por edhe një trajner të huaj e megjithatë kanë humbur ndaj Vllaznisë. Trajneri Gjeçaj shprehet se Vllaznia momentalisht do ta nisë kampionatin me lojtarët shkodran dhe se skuadra ende nuk ka përforcime për sezonin e ri. Vllaznia në basketboll për meshkuj aktualisht ndodhet në fazën përgatitore duke u stërvitur për kampionatin e ri që nis në gjysmën e tetorit.

Artikulli paraprak“JAVA EUROPIANE E LEVIZJES” NË SHKOLLAT E QYTETIT TË SHKODRES
Artikulli tjetërBOKS, VLLAZNIA FUTET NË PALESTRËN E SAJ TË RE