
Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon të dhurojë emocione. Skuadra shkodrane ka marrë një tjetër fitore dramatike, duke mposhtur këtë herë Teutën me rezultatin 92-90, në një ndeshje që u vendos vetëm në sekondat e fundit pas një përmbysjeje të bukur nga ana e kuqebluve. Sfida, e vlefshme për javën e katërt të kampionatit, ishte mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan me çdo kusht fitoren. Teuta e vendosi në vështirësi ekipin shkodran, por Vllaznia nuk u dorëzua në asnjë moment dhe luftoi deri në fund. Ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e mëparshme ndaj Besëlidhjes, fati i takimit u vendos në momentet e fundit. Basketbollistët shkodranë treguan qetësi dhe vendosmëri në minutat vendimtare, duke realizuar përmbysjen dhe duke siguruar një tjetër triumf me shumë emocione. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Eni Llazani tha se pavarësisht kësaj fitoreje shumë të rëndësishme, ekipi i tij nuk e nisi ashtu siç duhet këtë duel.
Fitorja 92-90 ndaj Teutës konfirmon edhe një herë tjetër karakterin e kësaj Vllaznie, e cila duket se i ka kthyer në traditë sukseset e arritura në sekondat e fundit, duke marrë një tjetër tre pikësh shumë të rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit.
https://youtu.be/9V9CPB-VgBM


