Vllaznia ka marrë një fitore më të lehtë se ç’pritej përballë Tiranës në basketboll për meshkuj. Shkodranët kanë fituar me 11 pikë diferencë në shifrat 78-67 duke qenë para edhe me pikavarazh në përballjet direkte sepse në Tiranë shkodranët kanë humbur me vetëm 5 pikë diferencë.

Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj u shpreh i kënaqur për fitoren por nuk mohi nervozimin e tij në fund të lojës duke qenë se kërkoi që rezultati të ishte edhe më i thellë sepse vlen për pikavarazhin në fund të sezonit. Vllaznia-Tirana ka qenë një ndeshje përgjithësisht e kontrolluar nga shkodranët. Kuqeblutë kanë dominuar kryesisht pjesën e parë duke fituar në gjysmën e parë të ndeshjes me 21 pikë diferencë, 44-23. Në dy periodat e dyta Tirana përmirëson në lojën e saj ndërsa Vllaznia neglizhon. I gjithë takimi mbyllet me fitoren e shkodranëve me rezultatin e përgjithshëm 78-67 duke mbajtur kështu vendin e parë në renditje.

Artikulli paraprakLONDËR, SULM TERRORIST NGA NJË 29 VJEÇAR NË METRO
Artikulli tjetërBASHA NGA KONVENTE E FRPD, ME 8 DHJETOR TË GJITHË NË SHESH