Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë një hap shumë të gabuar në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur ndaj ekipit të Kamzës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në fakt, kanë qenë miqtë ata, të cilët triumfuan në fund me rezultatin 87-73. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit, teksa Kamza luajti më mirë dhe shkoi në pushim me një avantazh prej gjashtë pikësh. Edhe në dy periodat e tjera, kuqeblutë e trajnerit Eni Llazani bënë shumë gabime dhe në përfundim të takimit ishte Kamza që triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 87-73. Pas humbjes, trajneri i Vllaznisë, Eni Llazani ishte shumë i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

Nga ana tjetër, kapiteni i Kamza Basket, Niko Thano, tha se ishte e vështirë për të fituar ndaj Vllaznisë, por ai dhe shokët e tij dhanë maksimumin në fushën e lojës.

Humbja ndaj Kamzës i ka ndërlikuar jo pak pozitat e kuqebluve, të cilët tashmë e shohin veten me pikë të barabarta me Kamzën, duke vendosur në rrezik zonën play-off.

Artikulli paraprakPREMIERA E FILMIT “PASAPORTA”
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E LIGATINAVE