Vllaznia në basketboll për meshkuj shënon humbjen e dytë në ndeshje miqësore me rezultatin 65-86.

Pas anullimit të sfidës me Pejën për shkak të problemeve me kanalizimet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia priti një tjetër ekipi kosovar, Bashkimin e Prizrenit. Më shumë se humbja e rëndësishme në sfidën me skuadrën e Prizrenit ishte një lojë më e mirë e Vllaznisë sesa në miqësoren e parë me Pejën.

 

GJEÇAJ: S’KA RËNDËSI REZULTATI, I KËNAQUR ME LOJËN E EKIPIT

Edhe pse ekipi i Bashkimit kishte në përbërje lojtar amerikan apo grek, Vllaznia vetëm me basketbollistë shkodran arriti që të rivalizojë më shumë se gjysmën e lojës duke patur një balancim edhe në rezultat. Më pas miqtë falë edhe individëve cilësor arritën që të marrin avantazhin dhe ta fitojnë ndeshjen. Vllaznia përveç basketbollistëve me përvojë në këtë sfidë provoi edhe një pjesë të mirë të lojtarëve të rinj duke treguar se ky ekip gjithnjë prodhon element cilësor.