Vllaznia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skudra shkodrane ka kaluar pa probleme ekipin e Ardhmëria Basket e cila drejtohet nga një ish-basketbollist i Vllaznisë, Afrim Bilali.

Kuqeblutë kanë dominuar takimin duke arritur që të fitojnë 95 me 61. Trajneri i Ardhmëria Basket Afrim Bilali foli për ekipin e tij të ri dhe ambiciet tashmë në rolin e trajnerit. Vllaznia vijon më tej në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë të cilat do të zhvillohen në muajin shkurt, kohë kur ekipi pritet të bëjë edhe disa përforcime.