Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur që të shkojë në finale të Play Off. Kuqeblutë fituan ndeshjen e dytë të gjysmëfinales përballë Tiranës që u luajt në Shkodër. Vllaznia e fitoi me vetëm dy pikë diferencë finale e dytë ndaj bardhebluve në shifrat 71-69 ndërsa shkodranët kishin fituar më përpara edhe sfidën e parë të luajtur në transfertë. Trajneri i Vllaznisë Damian Bekteshi thotë se skuadra e tij e meritoi kalimin në finale dhe tashmë do synojë fitimin e titullit kampion.

Kapiteni i kuqebluve Robert Shestani shprehet se Vllaznia dha gjithçka për të siguruar finale. Trajneri i Tiranës Erkand Karaj shprehet se skuadra e tij u mundua të fitonte në Shkodër por Vllaznia u tregua një ekip i fortë.

Vllaznia në basketboll për meshkuj tashmë do të luaj në finale përballë Teutës dhe skuadra që do të fitojë do të shpallet kampione e Shqipërisë. Shkodranët janë në kërkim të titullit të 10-të kampion dhe tashmë janë më afër se kurrë këto vitet e fundit aq më tepër në këtë sezon që u shoqërua me shumë luhatje por që po mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Artikulli paraprakSHKODRANI SAFET PLANGAJ ARRIN REKORD GUINNESS
Artikulli tjetërNGA RAMA TE KURTI/ ABAZOVIÇ FALENDERON LIDERËT E BALLKANIT, JA ÇFARË PREMTON PËR TA