Vllaznia vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj.Shkodranët arritën që të fitojnë pa probleme përballë Teutës me rezultatin 78-71.

Shkodranët që nga fillimi e deri në fund kanë dominuar ndeshjen duke marrë kështu një fitore të merituar.Vllaznia i besoi jo pak elementit të ri duke aktivizuar basketbollistë të cilët duket se do ta kenë të sigurtë të ardhmen.Tashmë nisin përballjet e vërteta për kuqeblute teksa kalendari nuk është treguar shumë bujar pavarësisht kësaj Vllaznia do vijojë të kërkojë rezultate pozitive.