Vllaznia në basketboll për meshkuj ka shpartalluar Flamurtarin duke fituar 123-47 ndaj ekipit vlonjat në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ka qenë më shumë një ndeshje miqësore për shkodranët të cilët kanë aktivizuar të gjithë lojtarët dhe kanë patur mundësi të provojnë edhe skema të ndryshme ndaj një ekipi si Flamurtari. Basketbollisti i Vllaznisë Gjon Ndoja shprehet se kjo ishte një fitore e lehtë ndërsa skuadra shkodrane po mendon për sfidat e tjera të vështira që e presin në vazhdimësi. Vllaznia ka dominuar totalisht ndaj Flamurtarit duke fituar 35-8 periodën e parë, 30-10 të dytën dhe duke bërë që gjysma e parë e lojës të mbyllet 45-18. Shkodranët fituan 33-7 periodën e tretë dhe 25-22 të katërtën duke arritur që ta mbyllin ndeshjen në shifrat 123-47.

Artikulli paraprakFESTA E ZOJËS SË LURDIT
Artikulli tjetërDORËZIMI VULLNETAR I ARMËVE, NË 24 ORË, 5 PREDHA ANTITANK