Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka nisur me fitore fazën e tretë të kampionatit. Shkodranët fituan me rezultatin 102 me 67 përballë ekipit të Tiranës duke vijuar që të jenë në vendin e tretë në renditje. Vllaznia këtë fitore e mori me trajnerin e ri shkodranin Afrim Bilali i cili thotë se objektivi është fitimi i titullit kampion.

Trajneri i Tiranës Erand Karaj thotë se objektiv i bardhebluve këtë sezon është vetëm qëndrimi mes katër ekipeve më të mira dhe pjesëmarrja në Play Off ndërsa Vllazninë e sheh si një prej ekipeve pretendente për titullin kampion.

Vllaznia ashtu si edhe ekipet e tjera kanë edhe 5 ndeshje për t’u luajtur në fazën e tretë dhe më pas do të diskutohet titulli kampion në fazën Play Off me shumë gjasa mes ekipeve të Goga Basket, Teutës, Vllaznisë dhe Tiranës.

Artikulli paraprakBERDICË, NIS ASFALTIMI I RRUGËS “XHURRETAJ”
Artikulli tjetërTRAJNERI BRDARIÇ: DO TË SJELLIM NË SHKODËR TË DY TROFET