Një skandal e quan shoqata e basketbollit Vllaznia nxjerrjen jashtë nga pallati i sportit të 4 ekipeve të basketbollit, meshkuj dhe femra për të rritur dhe të rinj.

Për herë të parë që nga 17 maji, shoqata e basketbollit ka reaguar në faqen e saj në facebook duke e cilësuar si skandal atë që ka ndodhur. “Lufta e hapur ndaj Shoqatës së Basketbollit Vllaznia nuk ka fund dhe çdo dite e me shume po merr permasa akoma me te renda nga vete institucioni i Bashkise Shkoder qe realisht duhet te ishte nje mbeshtetje e madhe por çuditerisht nuk humbur asnje rast qe te sulmojë ekipin e Vllaznise! 

Si mund te sulmoni nje ekip i cili ne 5 vitet e fundit ka arritur te shpallet kampion 3 here dhe 2 here nenkampion!?!? Si mund te sulmoni dhe te tentoni te shkrini nje sport qe mbush plot e perplot nje pallat sporti me vite me rradhe!?  Ku e merrni guximin ju te “nderuar titullar” te Bashkise apo klubit Vllaznia te cenoni e te shkaterroni e te hidhni poshte investimin e bere ne kete ekip!?!?

Djersen dhe mundin e ketyre sportistave kampione te cilet edhe pse per muaj te tere nuk u paguan nga ju nuk u dorezuan por luftuan deri ne fund per titull kampion!?!? Ta shkaterrosh nje pune te ndertuar per vite me rradhe eshte shumë e thjeshtë për ju por ta dinii qe jeni ASKUSHI para vlerave ,kontributit dhe meritave te ketij ekipi !!!!

Shkodra e do basketbollin dhe nuk mund te lejojë asnje qe ta prek apo cenoje këte sport qe na fal kenaqesi per vite me rradhe! Ju bejme thirrje qe te rishikoni vendimet tuaja pasi ne kete menyre po SHKATERRONI nje sport qe i ka dhuruar emocione pafund ketij qyteti ndaj nese ndiheni sadopak pjese e ketij qyteti te “nderuar titullar” hiqni duart nga Basketbolli!”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKQZ VENDOS: TOM DOSHI KANDIDON PËR DEPUTET
Artikulli tjetërTËRMET ME MAGNITUDË 4.4 NË VERILINDJE TË SHQIPËRISË