Skuadra e Vllaznisë në basketboll për të rinj e ka mbyllur fazën e parë në vendin e dytë.
Të rinjtë shkodran fituan ndeshjen e radhës përballë ekipit të Goga Basket me rezultatin 88-39. Në ndeshjen ndaj Goga Basket, për Vllazninë janë aktivizuar të gjithë basketbollistët. Për Vllazninë një ndeshje e rëndësishme do jetë ajo me Partizanin në kryeqytet e cika vendos shumë për vazhdimësinë në kampionat. Roland Koka është trajneri i cili për vite me radhë ka përgatitur breza të tërë basketbollistësh të cilët sot pjesa më madhe janë tek Vllaznia, ekipi më i mirë në vitet e fundit por ka furnizuar edhe skuadra të tjera të kampionatit shqiptar.