
VLLAZNIA ËSHTË NË DILEMË, TIFOZËT DUAN PALLATIN E SPORTIT “QAZIM DERVISHI”. Titulli kampion për të dytin vit radhazi për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj tashmë mund të quhet i siguruar. Pas fitores së dytë të arritur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, tashmë çdo gjë mbetet në një dilemë të madhe. Kjo është vetëm për vendin ku do të festohet titulli kampion.
Vllaznia në qoftëse do të fitojë dhe përballjen e tretë në Tiranë do të festojë çdo gjë atje pa patur ndoshta një numër të madh të tifozëve kuqeblu. Pikërisht këto tifozë që mbushën pallatin e sportit në mbështetje të ekipit. Idea e ndeshjes së katërt për të kënaqur dhe tifozët është lëshuar pikërisht për të gëzuar më shumë festën e titullit me tifozët shkodranë. Por drejtuesit nga ana e tjetër kanë siguruar se skuadra do të bëjë maksimumin për të mbyllur çdo gjë në takimin e tretë, pasi sportit nuk i dihet dhe nuk mund të bëhen tolerime. Kjo situatë duhet administruar në mënyrën më të mire të mundshme për të mos rrezikuar titullin kampion, por nga ana e tjetër dhe për të kënaqur tifozët. Vllaznia do të luajë ditën e martë përballjen e radhës dhe pritet të ketë një interesim të madh të tifozëve shkodranë. Akoma mbetet për tu sqaruar në qoftëse shoqata e basketbollit do të bëjë ndonjë organizim të tifozëve. Në qoftëse do të krijoheshin kushtet e transportit dhe një organizim në mënyrën më të mirë të mundshme, sigurisht që pallati i sporti “Asllan Rusi” në Tiranë do të jetë i tej mbushur. Në rast fitoreje në Tiranë mund të festohet atje dhe më pas në Shkodër mund të organizoheet një tjetër festë madhështore. Ka pak ditë në dispozicion për të organizuar çdo gjë, ndaj me interes pritet se si do të mbyllet ky kampionat për Vllazninë e cila është drejt realizimit të objektivave të saj.