Trajneri i ri i Vllaznisë në basketbollin e meshkujve Fabian Gjuka e ka nisur me një fitore këtë aventurë në stolin kuqeblu. Shkodranët fituan 85-79 ndaj Kamza Basket në takimin e Ligës Unike që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pavarësisht fitores trajneri Gjuka nuk është i kënaqur me lojën e ekipit në këtë përballje të parë.

Ndërkohë kapiteni i Kamza Basket Niko Thano thotë se në këtë përballje ndikoi edhe i ftohti.

Vllaznia dhe Kamza Basket do të përballen sërish këtë fundjavë por tashmë në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të dy ekipet synojnë një kualifikim në finale.

Në javën e 9-të të Ligës Unike mes Vllaznisë dhe Kamza Basket perioda e parë u mbyll 24-18, e dyta 27-21 duke bërë që gjysma e parë e lojës të jetë 51-39 për shkodranët. Në periodën e tretë fitojnë miqtë 14-25 ndërsa e fundit përfundon 20-15 dhe krejt ndeshja 85-79 për Vllazninë e cila rikthehet tek rezultatet pozitive duke lënë pas problemet e të kaluarës.