
Vllaznia në basketboll për femra nuk ia ka dalë dot të shkojë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë së këtij sezoni. Në çerekfinale, ajo është mposhtur nga Teuta me rezultatin 80-76, në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Në fakt, te Vllaznia e dinin se me Teutën do të ishte e vështirë dhe për ta vërtetuar këtë gjë mjafton të përmenden edhe largimet që ka patur së fundmi ekipi kuqeblu dhe kuptohet që gjërat do të ishin edhe më të vështira. 20-minutat e para të kësaj ndeshje kanë patur shumë rivalitet, por do të ishte Teuta ajo që do të shkonte në pushim në avantazh. Perioda e parë u mbyll 14-19 për Teutën, ndërsa në të dytën durrsakët fituan sërish, duke shkuar në pushim me një avantazh prej 10-pikësh, pikërisht në shifrat 31-41.
Në vazhdim, durrsakët fitojnë përsëri dhe duke e patur rezultatin në favorin e tyre, perioda e fundit ishte thjesht formalitet, duke u mbyllur gjithçka në shifrat 80-76 për miqtë. Tek Vllaznia ka spikatur sërish Bernada Rreshpja që shënoi plot 31-pikë. Ndërkohë që, pikët e tjera u shënuan nga Sindi Kryeziu, Melida Hykaj, Medina Hykaj dhe Ingrit Dashja. Tashmë, për kampionat Vllaznia do ta luajë ndeshjen e rradhës sërish ndaj Teutës, e cila do të jetë vendimtare për të përcaktuar ekipin që do të hyjë në fazën e play-off, aty ku do të jenë katër më të mirat e këtij sezoni.