Kampionët e nisin me fitore. Vllaznia ka mundur rivalin direkt për titullin kampiona Kamza Basket me rezultatin 70-60. Kalendari vendosi përballë dy ekipet pretendente, Vllazninë dhe Kamza Basket në javën e parë të kampionatit kombëtar te basketbollit për meshkuj. Vllaznia edhe pse e gjitha e përbërë vetëm me basketbollist shkodran ia arriti t’ia dalë shumë mirë duke mundur me lojë dhe rezultat skuadrën e Kamza Basket.

Edhe per trajnerin Bledar Gjeçaj mund të quhet një fitore alla shkodrane.Kjo fitore eshte e rendesishme shprehet Gjeçaj sepse e mban Vllaznine deri ne fund te kampionatit ne vendet e para.Ajo që duhet vlerësuar është brezi i ri. Vëllezërit Lekndreaj, Tinaj apo edhe Huti bënë një paraqitje të mirë duke kontribuar jo pak në arritjen e fitores bashkë me lojtarë si Bërdica që kanë eksperiencën e madhe.