Vllaznia në basketboll për meshkuj është mposhtur në ndeshjen e rradhës të vlefshme për Ligën Unike. Ajo ka pësuar një humbje brenda në shtëpi ndaj ekipit Golden Eagle Ylli të Kosovës në shifrat 67-83. Miqtë nga Kosova kanë qenë më të saktë në secilën prej periodave të ndeshjes, teksa të parën e fituan 22-26, më pas të dytën 17-20, për të vazhduar me tretën e cila u mbyll 12-20, ndërsa e fundit 16-17, duke fituar të gjithë ndeshjen në shifrat 67-83. Pas kësaj humbje, trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj,

Eni Llazani tha se ekipi kosovar ishte mjaft i fortë për skuadrën kuqeblu, e cila vinte me disa mungesa dhe pas tre ndeshjeve në pesë ditë.

Nga ana tjetër, kapiteni i Golden Eagle Ylli, Gëzim Morina tha se fitorja me Vllazninë ishte shumë e rëndësishme për objektivat e ekipit të tij për të marrë trofeun e dytë rradhazi.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e katërt të këtij kompeticioni dhe në përfundim të saj, Vllaznia mbetet vetëm me një fitore dhe tre humbje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“DO PUBLIKOJ ÇDO DOKUMENT, PËRVEÇ ATYRE QË KANË PËRMBAJTJE INTIME”, BERISHA I PËRGJIGJET RAMËS PËR “TOYOTA YARIS”: JE I SHQETËSUAR NGA DENONCIMET E MIA
Artikulli tjetërMOTORÇIKLETAT ZËNË KORSITË E BIÇIKLETAVE