2018 nis me një sfidë mjaft interesante për Vllazninë në basketboll. Këtë të premte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zhvillohet ndeshja e parapambetur e Vllaznisë me Tiranën e cila do të luhej me datë 20 dhjetor 2017 por ky takim u shty për në fillimin e 2018-ës.

Arsyeja e shtyerjes së këtij takimi ishtë angazhimi i ekipit të Tiranës në ndeshjet e Ligës Ballkanike duke bërë që kjo përballje me kuqeblutë të shtyhej për në datën 19 janar. kjo ndeshje është e fundit sa i përket fazës së dytë të kampionatit.

Traineri Bledar Gjeçaj shprehet se përgatitjet e skuadrës janë maksimale dhe se synojnë që kësaj rradhe të arrijnë të marrin fitoren ndaj një kundërshtari i përhershëm si Tirana.

Ndërkohë pas kësaj sfide Vllaznia do të përgatitet për një tjetër sfidë ndaj ekipit të Kamzës e cila poashtu do të luhet në qytetin e Shkodrës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. kështu basketbollistët shkodranë po përgatiten që të arrijnë objektivat e tyre edhe pse sfidat që kanë përpara nuk janë të lehta.