KOKA: SKUADRA KA ELEMENTË CILËSORË, KAMPIONATI I ÇORIENTUAR. Ekipi i të rinjëve të Vllaznisë në Basketboll për meshkuj ka arritur një fitore të lehtë ndaj Elbasanit 88-23.

Kjo fitore ka ardhur ndaj ekipit që gjendnet në vendine dytë të klasifikimit të përgjithshëm në Grupin C ku janë dhe kuqeblutë. Sipas trajnerit Roland Koka skuadra a basketbollistë cilësorë por Federata Shqiptare e Basketbollit nga ana e tjetër është duke bërë njëorganizim ku skuadrat nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë për të kaluar në zonën play-off. Aktualisht skuadra shkodrane e gjendur në grupin C është në vendin e katërt por nuk ka asnjë udhëzim se mund të dilet në play-off. Ndaj Vllaznia e të rinjëve është duke u munduar që të fitojë të gjitha përballjet duke synuar të jetë furnizuesja kryesore e ekipit të parë e duke mos u fokusuar shumë tek titulli kampion.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/t0h8mG62hfY?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA KTHEHET ME GABIMET E VITIT 2014
Artikulli tjetërFUTSALLË, VLLAZNIA E SIGURTË NË ZONËN PLAY-OFF