Skuadra e Vllaznisë në basketboll për vajza ka siguruar vendin e katërt në kampionat e po ashtu pjesëmarrjen në fazën play off ku do diskutohet titulli kampion.

Ekipi i drejtuar nga Rajmond Rasha fitoi edhe ndeshjen e dytë përballë Skenderbeut me rezultatin 77-46 teksa fitoi edhe në Korçë përpara kësaj sfide. Tekniku Rasha shprehet se tashmë Vllaznia do të tentojë edhe vendin e tretë në renditje. Vendi i tretë është i arritshëm për vajzat e basketbollit. Fitimin e titullit kampion trajneri Rasha e sheh të pamundur për Vllazninë për shkak të numrit të vogël të basketbollisteve që ka në dispozicion. Vllaznia e vajzave të basketbollit këtë sezon qartazi ka bërë një rritje në kampionat në ndeshjet e zhvilluara dhe të njëjtën gjë do synojë edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Artikulli paraprakGATI KRIJIMI I AKADEMISË SË VOLEJBOLLIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërMEDINA ÇELEPIJA, SJELL EKSPOZITËN E SAJ PERSONALE NË SHKODËR