Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër Vllaznia e femrave e basketbollit ka humbur në një rezultat të thellë 38-67 ndaj ekipit të Tiranës. Pjesën e parë vajzat shkodrane arritën ta mbyllnin me një barazim por  në të dytën përpjeket e kuqebluve për të kaluar në avantazh ishin të dobëta duke i lënë hapësirë kundërshtarit të fitonte pikë. Për trajnerin e ekipit të Vllaznisë Bledar Gjeçaj ajo çfarë po e penalizon ekipin shkodran është mungesa e stervitjes.

Në ndeshjen e ardhshme ndaj ekipit tjetër kryeqytetas të SHKB Tirana trajnieri Gjeçaj beson se Vllaznia do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv.

Ndeshja Vllaznia-Tirana u luajt në kuadër të javës së 3 të Kategorisë së Parë të Kampionatit Shqiptar të Basketbollit të Femrave.

Artikulli paraprakSHKODËR, BINDJA DEMOKRATIKE PREZANTON KANDIDATËT
Artikulli tjetërSOT 8 MARSI, DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS, VITIN E KALUAR U PRIT ME PROTESTA NË DISA QYTETE TË SHQIPËRISË