Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka fituar në ndeshjen e dytë ndaj Teutës dhe ka rihapur gjithçka në luftën drejt finales. Sfida e dytë ndaj durrsakëve, e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, është fituar nga basketbollistët kuqeblu me rezultatin 86-81. Ky takim u interpretua në mënyrën e duhur nga basketbollistët e Vllaznisë, të cilët fituan tre periodat e para dhe u mposhtën në periodën e katërt, por pa prishur punë në rezultatin final, sepse në fund janë ata që fitojnë 86-81. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, u shfaq shumë i lumtur për këtë fitore.
Në këtë mënyrë, rezultati i ndeshjeve gjysmëfinale barazohet në 1-1, teksa ndeshja e tretë do të luhet në Durrës.