
KUQEBLUTË TIRUMFOJNË NDAJ TIRANËS 74-66, SKUADRA PRITET ME FESTIME NË SHKODËR. Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në finale të kampionatit ndaj Tiranës. Kuqeblutë të drejtuart tashmë nga trajneri malazez, Darko Vujaçiç kanë fituar me rezultain 74-66. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për vetë rëndësinë e përballjeve që rregulloja përcakton pesë takime.
Ndërkohë skuadra është pritur në qendër të qytetit të Shkodrës me festime nga grupimi i tifozëve, “Vllaznit Ultras” të cilët kanë festuar së bashku me basketbollistët e Vllaznisë. Ndërkohë trajneri Darko Vujaçiç është optimist se skuadra tashmë ka hyrë në rrugën e duhur drejt titullit kampion. Jam i kënaqur me mënyrën si reagoi ekipi pasi ishim përgatitur për një ndeshje jo të lehtë. Më vjen mirë që fituam pasi ka shumë rëndësi ndeshja e parë. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin dhe për ndeshjen e dytë dhe të mbyllim sa më shpejt fitimin e titullit kampion. Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në rast fitoreje Vllaznia e ka më të sigurtë fitimin e titullit. Skuadra shkodranë është duke menduar që titullin kampion ta fitojë e festojë në Shkodër. Kështu një fitore në Shkodër dhe një humbje në tiranë, do të bënte që ndeshja e katërt të jetë sërish në “Qazim Derivishi” ku pretendohet dhe festimi i titullit kampion.