LOJTARI I TIRANËS THYEN KËMBEN, VONOHET AMBULANCA. Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur të fitojë sërish në minutat e fundit, këtë herë ndaj rivalit të drejtpërdrejtë Tiranës.

Kuqeblutë të drejtuar nga Bledar Gjeçaj kanë fituar me rezultatin 91-87, në një takim shuëm emocionues dhe të vështirë njëkohësisht. Kjo ndeshje përveç, lojës së basketbollit ka patur dhe një rast tjetër tragjik, ku basketbollisti i Tiranës, Redi Durrsi i ka thyer këmbën gjatë lojës. Ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e një ambulance dhe vonesa e ardhjes së saj. Përveç kësaj, si pasojë e hapësirave të ngushta në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është vonuar dhe tranposrtimi me barrelë i basketbollistit tek ambulanca ku më pas mori mjekimin e duhur në spitalin rajonal të Shkodrës. Duke u ndalur tek ndeshja, Vllaznia në periodën e parë, ka hum bur 17-22, ndërkohë që në të dytën kuqelbutë fituan 33-28. Në periodën e tretë të dy skuadrat kanë qenë të barabarta teksa kanë shënuar secila nga 23 pikë. Ndërkohë që diferenca është bërë vetëm në periodën e katërt  ku Vllaznia ka arritur të shënojë 41 pikë kundrejt 37 të Tiranës, duke fituar kështu me rezultatin 91-87. Pas ndeshjes, Trajneri Gjecaj, është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren e arritur. Me fitoren e arrtur, Vllaznia është në vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 8 pikë, kun ë katër ndeshje ka katër fitore. Më pas vjen Tirana me 7 pikë dhe Partizani po me 7 pikë. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/ocyyFidcn0c” frameborder=”0″ allowfullscreen ]