KUQEBLUTË JANË MUNDUR  NË 3 MINUTAT E FUNDIT TË TAKIMIT.Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është mundur në tre minutat e fundit, nga ekipi rumun, Craiova. Skaudra shkodrane ka humbur me rezultatin 72-75, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. me pak fat dhe kujdes, Vllaznia mund te triumfonte.

Megjithate vlen te pergezohet paraqitja e mire, dhe ajo cfare u tregua nje ndeshje basketbolli te liges ballkanike. Pas ndeshje, trajneri Bledar Gjeçaj ka folur me supërlativa për skuadrën e tij. Duke u ndalur tek ndeshja, Vllaznia ka barazuar 25-25 ne perioden e parë. Po ashtu ka barazuar 41-41 në periodën e dytë. Në të tretën ka fituar 61-60, ndërsa ka humbur në fund 72-75. Gjithsesi, skuadra shkodrane mori dhe duartrokitjet e të gjithë tifozërisë që kishte mbushur shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/1jLXbT8DFsE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHQIPËRIA MIQËSORE ME “GJELAT”
Artikulli tjetërRRUGA E DRAÇINIT RREZIK PËR DËMTIMIN E UNAZËS