GJEÇAJ LUAN ME TË RINJTË, TITULLARËT TË GJITHË TË DËMTUAR. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të vuajtur ndaj Apolonisë me rezultatin 77-68.

Pavarësisht se u mendua një përballje shumë e lehtë pasi fierakët janë pa pretendime. Në parketin ndodhi plotësisht e kundërta, pasi shkodranët nuk treguan asgjë dhe me të rinjtë e aktivizuar për pak dhe mund të humbisnin. Trajneri Bledar Gjeçaj u gjendur përballë disa dëmtimeve të basketbollistëve titullarë, aktivizoi të rinjtë. Pas ndeshjes, Gjeçaj u shpreh se ekipi ka shumë punë për të bërë dhe prêt një tjetër përforcim për të pretenduar titullin kampion. Përsa i përket dhe periodave, Vllaznia fitoi në të paren 18-14, ndërkohë në të dytën lëshoi terren dhe fitoi 18-16. Ndërsa humbja më e madhe dhe që frikësoi stafin teknikm ishte në setin e tretë 19-29. Gjithsesi fitorja bëhet e mundur në periodën e katërt ku kuqeblutë fituan 22-9.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/WGjay509XnQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]