KUQEBLUTË KANË FITUAR TAKIMIN E FUNDIT NDAJ TIRANËS ME REZULTATIN 63-71. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka fituar ndaj Tiranës që mban vendin e parë me rezultatin 63-71.

Kjo fitore vjen në një kohë kur Vllaznia u mund dhe nga ekipi i Kamza Basket në përballjen e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Siç duket përforcimet e realizuara po fillojnë të japin frytet e para. Skuadra siç mësohet dhe nga trajneri Bledar Gjeçaj ka zhvilluar një ndër ndeshjet e saj më të mira, duke rikuperuar dhe problemet e shfaqura në takimet e fundit. Sipas Gjeçajt, Vllaznia ka luajtur shumë mirë në mbrojtje, një ndër hallkat më problematike në humbjet e pësuara. Ka qenë pikërisht blerja Anthony Booker që zhvilloi ndeshjen e tij të dytë me kuqelbutë që ka filluar të gërshëtohet ashtu siç duhet me skuadrën. Ndërkohë, Brendon Hoog vazhdon të jetë një ndër basketbollistët kryesorë të skuadrës ku dhe ka shënuar plot 37 pikë për skuadren. Një paraqitje të mirëkëtë herë ka bërë dhe Fazlia i cili me rikuperimin e realizuar është rikthyer në formën e tij më të mirë, duke qenë një prej basketbollistëve kryesorë të skuadrës e duke luajtur plot 35 minuta. Po ashtu nga dëmtimi është rikthyer Llazani. Vllaznia do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Partizanit ku nuk pritet të ketë ndryshime në klasifikimin e përgjithshëm, duke bërë që në play-off që do të jetë pas dy javësh kuqeblutë të luajnë ndaj Kamza Basket. Ndërsa Tirana do të jetë ndaj Partizanit ku bardheblutë pritet të kalojnë në finale. Duke u nisur nga takimi i fundit, Vllaznia fitoi me Tiranën ndërsa do ti duhet të kalojë Kamzën në play-off e ndërsa finalja mund të jetë më e lehtë për tu kaluar.