Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka arritur nje tjeter fitore ne kampionat.

Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kuqeblute mposhten Ardhmeria Basket me rezultatin 67-57. Ndonese ekipi i drejtuar nga Bledar Gjecaj arriti qe ne fund te triumfoj, ajo qe ra ne sy ishte loja e dobet e ekipit shkodran, kryesisht e lojtareve te ardhur gjate merkatos. Ne fund te takimit trajneri Kuqeblu u shpreh me rezerva ndaj ekipit te tij. Ai tha se do luftojme deri ne fund per te arritur objektivat qe eshte arritja e vendit te dyte. Me kete fitore Vllaznia vazhdon te mbaje vendin e trete ne renditje te kapionatit, jo shume larg vendit te dyte, vend qe do favorizonte ekipin Shkodrane gjate fazes se play off-it.

Artikulli paraprak“VLLAZNIT ULTRAS” TAKOHEN ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS , RISTANI : “ZGJEDHJET E LIRA JANË THEMELI I DEMOKRACISË”