KUQELBUTË HUMBASIN ME REZULTATIN 88-47, NDESHJA FINALE NË “QAZIM DERVISHI”. Ekipi i Vllaznisë në baksetboll për të rritur ka zhgnëjyer totallisht në ndeshjen e dytë të fazës play-off ndaj Kamza Basket. Kuqeblutë pasi fituan ndeshjen e parë me shumë vështirësi në Shkodër, kanë zhvilluar një ndeshje shumë të dobët në tiranë. Pikërisht në përballjen e dytë ishte e pritshme ndoshta një humbje por me rezultatin me të cilin ajo është rregjistruar lë shumë për të dëshiruar.

Vllaznia ka humbur me 41 pikë diferencë, pikërisht 88-47. Një humbje kjo e papranueshme për një ekip që pretendon të shpallet kampion e të marrë pjesë në Ligen Ballkanike. Duke u ndalur dhe tek periodat, Vllaznia ka humbur të parën 23-11, vetëm në të dytën kanë qenë të barabartë ku shënun nga 20 pikë secila, në të tretën kuqeblutë pësojnë 27 pikë e shënojnë vetëm 6, ndërsa në të katërten humbasin 18-10. Pra siç shikohet dhe nga pikët e shënuara, kuqeblutë kanë zhgënjyer totalisht. Në fakt ky rezultat duke i pa kuptueshëm kur në protokollin e ndeshjes shikohet se janë aktivizuar basketbollistët kryesorë, si Booker, Hogg, Llazani, Faslija, Ndoja, Gavraniç, Arra, Taraboshi, Bekteshi dhe i riu Huti. Mëgjithatë Vllaznia nuk i ka humbur shanset për të kaluar në finale pasi do të luajë takimin e tretë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Me interes pritet përformanca që do të bëjë ekipi dhe a do të arrijë dot të fitojë ndaj Kamzës, një kundërshtar që deri tani vetëm ka arritur të sigurojë fitore ndaj kuqebluve. Takimi i tretë do të jetë vendimtarë për të parë Vllazninë në finale apo në dështimin e radhës.