Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Vllaznia në basketboll për femra ka arritur të sigurojë fitoren ndaj ekipit të Elbasanit.

Një pikë e shënuar në sekondat e fundit ka qënë ajo që i dha triumfin kuqebluve duke e mbyllur sfidën me rezultatin e ngushtë 65-64. Për trajnerin e Vllaznisë Bledar Gjeçaj ndeshja me Elbasanin ishte një përballje e vështirë.

Në ndeshjen e rradhës vajzat shkodrane do të përballen ndaj ekipit të Apolonisë. Trajnieri Gjeçaj shprehet optimist për këtë sfidë.

Ndërkohë edhe Vllaznia e basketbollit të mëshkujve ka arritur të mposhtë në kryeqytet ekipin e Tiranës me shifrat 92-87 dhe duke zënë vendin e tretë për momentin.