Çeshtja e financave e shume debatuar se fundmi tek ekipi i basketbollit ka qene pjese e diskutimeve edhe ne emisionin Star Sport . Por Star Plus, eshte interesuar prane Bashkise se Shkodres ne lidhje me nje informacion te sakte ne lidhje me fondet qe i akordohen ekipit te basketbollit.

Star Sport ka mberritur edhe kete hene ne ekranin e Star Plus, ku pervec ekipit kombetar, ne humbjen ne perballjen me ekipin e Izraelit, teme e diskutimeve ka qene edhe ekipi i Vllaznise, futbolli i femrave, por nuk mungon asnjehere edhe ceshtja e lojrave me dore e kryesisht ajo e basketbollit dhe volejbollit. Ceshtja e financave e shume debatuar se fundmi, ka qene edhe ne kete emission pjese e bisedes. Por Star Plus, eshte interesuar prane Bashkise se Shkodres ne lidhje me nje informacion te sakte ne lidhje me fondet qe i akordohen ekipit te Basketbollit. Sipas te dhenave qe i referohen Bashkise se Shkodres, ne total, Sport Klub Vllaznia ka rreth 12.8 milion lek ne dispozicion, nderkohe qe te ndara ne kategori, ekipi i Basketbollit, per kete vit, ka pjesen me te madhe te tortes me 33 milion lek te vjetra ne kete vit pas buxhetit te miratuar ne Bashkia e Shkodres. Sipas te dhenave prane Bashkise se Shkodres mesohet se po punohet hartimin e buxhetit per vitin e arshem dhe pritet qe serish ekipi i basketbollit te jete pjese e prioriteteve te sportit nisur edhe nga paraqitjet e mira duke u shpallur edhe kampione e vendit