
Basketbollisti amerikan Anthony Ozubuekwe i është bashkuar Vllaznisë, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore si kuqeblu. Lojtari i ardhur luan në pozicionin e qendrës dhe në këtë mënyrë, ai e çon në tre numrin e amerikanëve në ekipin kuqeblu. Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Damian Bekteshi, theksoi se ardhja e Ozubuekwe i ka dhënë në një farë mënyre qetësinë e duhur atij.
Bekteshi foli edhe për largimin nga skuadra të basketbollistit Elian Memçaj, i cili la Vllazninë për t’iu bashkuar Teutës së Durrësit.
I pyetur nëse te Vllaznia në basketboll për meshkuj do të ketë afrime të tjera, Bekteshi e shikon të vështirë një gjë të tillë.
Këtë javë, Vllaznia do të luajë në shtëpi me Apoloninë e Fierit, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës.