Dëmtimi në muskulaturën e kofshës ishte më i rëndë nga ç’ishte paramenduar për Franck Ribery. Ylli i bavarezëve do të mungojë për tetë javët e ardhshme, raporton revista gjermane e sportit Kicker. 32 vjeçari ka përjetuar një 2015 shumë të pakëndshëm.

Ai dëmtoi muskulaturën e kofshës në ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit javën e shkuar, ndeshja e dytë që aktivizohej pas nëntë muajsh riaftësim nga dëmtimi në kavilje.

FIGO: TË DREJTOSH REAL, NUK MUND TË JESH I QETË
Luis Figo mendon se nuk mund të jesh i qetë kur je tekniku i Real Madrid, veçanërisht kur zërat për një largim të mundshëm vazhdojnë të rriten. Presioni po rritet mbi trajnerin Madrilen pas disa rezultateve të dobëta muajin e kaluar, duke përfshirë disfatën 4-0 me rivalët e përjetshëm Barcelona. Real gjithashtu pësoi një humbje 1-0 fundjavën e shkuar, duke zgjeruar diferencën e pikëve me kryesuesi në kampionat Barcelonën.
LIPPI SËRISH NË SERIA A, ALTERNATIVA ËSHTË ROMA

Një mbledhje e zhvilluar mbrëmjen e djeshme duket se ka vendosur fatin e Rudi Garcias te Roma dhe shkarkimi i tij mund të vijë para ndeshjes me Genoan. Presidenti Pallotta, gjatë një lidhje telefonike nga Bostoni me Baldissonin, Sabatinin dhe Zanzin, ka vlerësuar emrat e zëvendësuesve të mundshëm. Pëlqehet Lippi, i cili mund ta drejtojë ekipin deri në qershor. Në garë janë edhe Mazzarri, Bielsa, Spalletti dhe Capello.

Artikulli paraprakDËMTIMET E PRONËS PUBLIKE, BASHKIA VAU DEJËS RREGULLON DËMET
Artikulli tjetërSFIDA ME TIRANËN, VLLAZNIA VIJON PËRGATITJET