Qendërmbrojtësi Jerome Boateng u nxor me karton të kuq teksa Bayern Munich u mposht 2-1 nga Karlsruhe e kategorisë së dytë, në ndeshjen miqësore, e para për skuadrën bavarezve në vitin 2016, në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjen e parë zyrtare, të premten e ardhshme në kampionatin gjerman.
Arturo Vidal shënoi golin e barazimit për Bayern, me një goditje të saktë nga distanca, në minutën e 20-të, pasi Boubacar Barry kishte kaluar në avantazh Karlsruhen. Kur kishin mbetur 18 minuta lojë, Boateng shkaktoi një faull ndaj Erëin Hoffer që i kushtoi 11-metërsh dhe karton të kuq. Dimitrij Nazarov mposhti Manuel Neuer nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë Karlsurhes një fitore krenarie ndaj kampionëve të Gjermanisë. Pep Guardiola, që kishte bërë shumë ndryshime në skuadër, synon ta ketë ekipin në maksimumin e formës më 22 janar, në ndeshjen e parë zyrtare ndaj Hamburg.