DERBI I TORINOS KARAKTERIZOHET NGA DHUNA, JUVENTUS HUMBET 2-1. Bajerni i Mynihut vendos kurorën e 25-të të kampionatit gjerman të futbollit. Skuadra e Guardiolës shpallet matematikisht kampione e Gjermanisë kur duhen edhe 4 javë nga përfundimi. Bavarezët e fituan takimin e tyre kundër Hertës së Berlinit, falë një goli të Bastian Schëeinsteiger dhe duhej që ky triumf ndaj Hertës të shoqërohej me disfatën e Ëolsburgut, dhe pikërisht kjo e fundit ndodhi.

Titulli i 3-të radhazi për armatën e Guardiolës, një dëshmi e qartë e dominimit absolut që Bajerni i Mynihut ka mbi kampionatin gjerman, për më shumë që këtë sezon kjo edhe për shkak të dështimit të Dortmundit, ekipi bavarez nuk njohu rivalë, praktikisht udhëtojë i vetëm drejt rrugës së suksesit. Gjithsesi nuk është vetëm trofeu i Bundesligës objektivi i kampionëve të Gjermanisë, më parë duhet siguruar finalja e Kupës, ku përballë në gjysëm-finale do të jetë Borusia e Dortmundit, e më pas sigurisht ky ekip do të synojë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku gjithçka do të luhet në 180 minuta, kundër një super skuadre si Barcelona. Ndërkohë derbi në Itali mes Torinos e Juventusit u parapri nga aktet me natyrë huligane nga të dyja tifozeritë. Në stadium në pjesën ku ishte e vendosur tifozeria bardhezi u lëshua një bombë artizanale në sektorin e tifozëve të Torinos duke provokuar 12 të plagosur, ndër të cilët njëri në gjëndje të rëndë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë pas katrahurës, sfida u zhvillua normalisht ku Juventusi kaloi fillimisht në epërsi me anë të një perle autentike të Andrea Pirlos. Gjithsesi nuk vonoi përgjigja e skuadrës e Torinezeve me Darmianku barazoi shifrat e më pas ishte Fabio Quagliarella që shënoi golin e avantazhit duke siguruar kështu një fitore të rëndësishme.

Artikulli paraprakUKRAINA PËRKUJTON PASOJAT E ÇERNOBILIT
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA DËSHTON SËRISH ME EKIPIN U-19