
VELIPOJA KTHEHET NË EPIQENDËR, PREZENT EDHE KRYEPARLAMENTARI META. Summer fest është titulluar aktiviteti festiv i mbajtur ne plazhin e velipojës ne këtë 1 maj organizuar nga te rinjtë e forumit rinor socialist lri, dhe Cati Youth te qytetit te Shkodrës me rastin e hapjes se sezonit turistik.
Kandidatja e majte për bashkine e shkodres Keti Bazhdari kërkoi mbështetjen e te gjithë elektoratit pa dallim partiak teksa vuri theksin te mbështetja qe kërkon tu japë te rinjve ne te gjitha projektet nga velipoja deri ne theth. I pranishëm ne këtë event ishte edhe kryetari I parlamentit te shqiperise Ilir Meta i cili theksoi se Bazhdari është zgjedhja e duhur për Shkodrën ndërsa nënvizoi se Projekti “Keti për Shkodrën” do te sjelle zhvillim në qarkun shkodër. Pika turistike e velipojës ne baze te projektit “Keti për Shkodrën do te jete ne qendër te vëmendjes sa i takon investimeve te ardhshme ne përmiresimin e turizmit ne qarkun shkodër .