KANDIDATJA E MAZHORANCËS PËRSHKON RRUGËT E QYTETIT NË BIÇIKLETË NXJERR NË PAH PROBLEMET. Kandidatja për kryetare në bashkinë Shkodër e  Aleancës për Shqipërinë Europiane, znj. Keti Bazhdari e shoqëruar nga forumui rinor  “Cati Youth” në kuader të 9 majit ditës së europës, realizoi një shetitje me biçikleta në rrugët kryesore të qytetit.

Me flamujt e vëndeve anëtare te bashkimit europian dhe pankarta ku shkruhej: bashkim, në gjuhët respektive, kandidatja për kryetare bashkie vuri në dukje rëndesinë e bashkërendimit të forcave dhe përpjeve për  zbutjen e dallimeve partiake me bindjen  për ti dhënë Shkodrës një të ardhme europiane.Ne fjalen e saj znj.Bazhdari theksoi se është e domosdoshme që të bashkëpunohet në funksion të mirëmenaxhimit të resurseve natyrore në mënyrë që të këte harmonizim të të gjithë faktorëve. Mes nje modeli te ri, por edhe nje projekti tashme qe po shkon drejt finalizimit te plote, kandidatja e mazhorances ka nje vision te qarte ate te ndryshimit te shkodres dhe ti ofroje ketij qytet, drejtimin e duhur, drejtimnin europian te tij.

Artikulli paraprak9 MAJI, BASHA ME TË RINJTË NË PIKËN E KALIMIT KUFITAR
Artikulli tjetërURA E MESIT ,VEND MBETURINASH!