Nga Keti Bazhdari

Më falni për mungesën e taktit, por sa kohë një person negativ, ish sigurims si Berisha të jetë aktiv politikisht, vetëm të zeza do ketë Shqipëria dhe Partia Demokratike, përfaqesuese e një pjese të kosiderueshme të elektoratit shqiptar. Prandaj gjej rastin, pavarësisht bindjeve te ndryshme politike, të falenderoj 3 zotërinj të nderuar, znj. Majlinda Bregu, z. Eduard Selami dhe z.Astrit Patozi, të cilët edhe pse me sakrificë, patën kurajon civile dhe iu kundërvunë zgjedhës së këtij individi të zi dhe marjonetës së tij, pockerface-it Basha që ishin gati ta mbanin Shqipërinë peng dhe të izoluar nga bota, vetëm për të shpëtuar… vehten. Krahas presionit të pandërprerë të ndërkombëtarëve ndaj dy hajdutëve SHQUP-istë, është meritë e këtyre 3 demokratëve që treguan vlerat e tyre qytetare, duke i dhënë mbështetjen pa kushte një reforme vetëm për shqiptarët, pa asnjë anësi politike dhe që ka në fokus kryesor luftën ndaj krimit të organizuar politik nga themeli. Ishin këta 3 zotërinj që i shpetuan fytyren Partisë Demokratike duke e detyruar udhëheqjen ilegjitime të kësaj partie të ulet në… divan dhe të pranojë si fiskja kushtet e ndërkombëtarëve, për të mirën e demokratëve dhe të mbarë shqiptarëve. Megjithë gërrthitjet ultras-e të dyshes së urryer, Berisha-Basha, të cilët po mundohen të mjegullojnë situatën për të fshehur shenjat e darës që u shterngoi… dhe i uli në divan, reforma në drejtësi ngelet e paprekur dhe e qartë si ditën që erdhi znj. Nuland në Shqipëri. Më poshtë do keni mundesi të njiheni me pjesën e shumëpërfolur të Veting-ut, në formatin se si do votohet nesër në parlament. Edhe shqiptari më joprofesionist në fushën juridike është në gjendje të dallojë se roli kyc i ndërkombëtarëve edhe si këshillues edhe si vendimarrës në këtë proçes ngelet i paprekur. Me pak fjalë asnjë propozim s’mund të kalojë pa marrë miratimin e ndërkombëtarëve dhe ata që marrin miratimin e tyre kuvendi është i detyruar t’i votojë pa hezitim. Vetting-u for Dummies 1. Avokati i popullit/Presidenti shpall aplikimet për 2 komisione: a) Komisioni i kualifikimit (që do të bëjë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve). b) Kolegji i apelit ( ku mund të ankimohen vendimet e komisionit të kualifikimit). Pas administrimit të aplikimeve, ia dergon listën për shqyrtim Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. 2. Operacioni Ndërkombëtar i Mbikëqyrjes heq kandidaturat e papërshtatshme dhe ia nis listat e rishikuara Kuvendit. 3. Kuvendi miraton listat “e pastruara” me shumicë të kualifikuar. Kuvendi në asnjë rast nuk mund të hedh poshtë një emër të veçantë nga lista me kandidatura që tashmë kanë kaluar filtrin ndërkombëtar. Kuvendi: a) ngre një komision ad-hoc me 14 anëtarë (50% PD – 50% PS) i cili voton për të emëruar anëtarët e komisionit të kualifikimit ( që do të përzgjedhin gjyqtarët dhe prokurorët) nga listat e filtruara nga ONM. b) ngre një komision ad-hoc me 6 anëtarë i cili voton për të emëruar gjyqtarët e kolegjit të apelit (struktura ku mund të ankimohen vendimet e komisionit të kualifikimit).

/ Star Plus TV /