Bindja Demokratike ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Shkodrës ku morën pjesë një numër i madh i mbështetësve të saj.

Kryesuesi i listës Tonin Uldedaj falendëroi pjesëmarrësit dhe kandidatët për fushatën intensive të zhvilluar dhe u shpreh besimplotë se në datën 25, Shkodra do të jetë sërish pikënisja e ndryshimit.

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi përshkroi rrugëtimin e Bindjes Demokratike dhe vuri theksin edhe tek ngjarjet e fundit në Elbasan.

Kreu i BD Patozi theksoi se është e papranueshme që të derdhet gjak për politikë.