
Mirdita u bë pjesë e lançimit të fazës së dytë të programit “BE për Bashkitë”, një nismë me vlerë 11 milionë euro që synon forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Shqipëri. Në kuadër të Javës së Evropës 2026, në Bashkinë Mirditë u zhvillua aktiviteti rajonal për prezantimin e kësaj faze të re të projektit, ku morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucione qendrore e vendore, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë.Drejtorja e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Ritva Heikkinen, tha se kjo mbeshtetje financiare synon rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e transparencës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, tha se kapacitetet e pushtetit vendor janë ende në zhvillim dhe nevoja për mbështetje është tepër e madhe.
Nga totali prej 11 milionë eurosh i akorduar nga Bashkimi Evropian, 6.5 milionë euro do të shpërndahen në formë grantesh për bashkitë në Shqipëri, ku përfituese do të jetë edhe Mirdita.


