MOGHERINI: “EMIGRANTËT DHE REFUGJATËT NUK DO TË KTHEHEN MBRAPSHT”. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, u shpreh në takimin e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, se problemi i emigrantëve është detyrë morale e Bashkimit Europian dhe kërkon masa të jashtëzakonshme. “Emigrantët dhe refugjatët nuk do të kthehen mbrapsht”,- deklaroi Mogherini. Ish-ministri i jashtëm italian, i cili u paraqit me një “plan për emigrantët”, i bëri thirrje OKB-së:

“Ne jemi të gatshëm për të vepruar, por ne nuk mund t’ia dalim vetëm, kemi nevojë për partneritet, duhet të jetë një përpjekje e përbashkët, globale. Ne duhet të punojmë në partneritet me Libinë për të luftuar trafikantët e emigrantëve”,- përfundoi ai. Mogherini ka kërkuar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara pikërisht për operacionet detare në Libi, për të ndaluar trafikun ilegal të emigrantëve në rrugë detare. Kjo kërkesë do t’i dorëzohet Këshillit Europian më 18 maj ‘me shpresën për të marrë sa më shpejt një vendim’. “Situata e emigrantëve në Mesdhe, është një krizë e Europës, një krizë e Afrikës, një krizë globale. Prioriteti ynë kryesor do të jetë shpëtimi i jetëve të njerëzve dhe për këtë do të veprojmë së bashku”,- përfundoi përfaqësuesja.