Bashkimi Europian në Shqipëri është duke pritur kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 14 majit për të nisur bashkëpunimin. Alexis Hupin, shef i sektorit politik, delegacioni i BE në Shqipëri duke mos dashur që të komentojë procesin e zgjedhjeve për shkak se OSBE-ODIHR është shprehur përmes raportit zyrtar, ajo që kërkon të japë si mesazh është se bashkitë janë shumë të rëndësishme pasi 70% e gjithë legjislacionit të BE sa i përket procesit të integrimit europioan të Shqipërisë do të duhet që të vihet në zbatim nga autoritetet vendore.

Delegacioni i BE në Shqipëri do të ketë një fokus të veçantë tek pushtetit lokal në këto katër vite, si tejet të rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane e cila pritet prej më shumë se 30 vitesh.

Artikulli paraprak“VONESA NË DREJTËSI DHE KAOS”
Artikulli tjetërJAVA E EUROPËS NË SHKODËR ME XHUBLETËN